03.01.2012 -Rekomandim i KRD për radiopërhapësit në lidhje me ditën e zisë

SKOPJE, 03.01.2012 – Shkaku i vdekjes së Kiro Gligorovit, Kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë të pavarur, dita e sotme, e martë, 3 janar, është shpallur ditë zie në Republikën e Maqedonisë.

Rekomandojmë që të gjitha mediat elektronike përmbajtjet programore t’i harmonizojnë me Ditën e zisë. Është e udhës të mos emetohen përmbajtje me karakter argëtues: tok-shou, përmbajtje humoristike, transmetime nga ndeshje sportive, lojra interaktive, lojra fati, kuize, muzikë joadekuate e ngjashëm.
 

Gjithashtu, po qe se është e realizueshme, rekomandojmë që të emetohen portretime përkujtimore gjegjëse për Kryetarin e ndjerë.
Po patët pyetje plotësuese, drejtojuni Sektorit Programor të Këshillit të Radiodifuzionit.



Accessibility

Accessibility