02.03.2012- Përfaqësues të KRD referuan rreth rregullacionit mediatik në vitin 2011 gjatë Nënkomitetit të rregullt ndërmjet RM dhe BE në Bruksel

SHKUP, 2 mars 2012 – Analiza detale e tregut të veprimtarisë radiodifuzive për vitin 2010, përpiluar nga KRD, ishte prezantuar (nga 27 deri më 28 shkurt) në Nënkomitetin e Përbashkët për Inovacione, Shoqëri Informatike dhe Politikë Sociale ndërmjet R. së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, në të cilin nga ana e KRD merrnin pjesë zëvendës-kryetari i Këshillit, mr. Milaim Fetai dhe anëtari i Këshillit, mr. Zoran Trajçevski.

Gjatë takimit të përbashkët ishin prezantuar edhe përpjekjet e KRD për mbrojtjen e pluralizmit mediatik në vend,  përmes zgjidhjes me sukses të pesë rasteve të koncentrimit mediatik, sa ishin gjithsej. Ishin theksuar edhe përpjekjet e KRD për realizimin konsekuent dhe efektiv të Ligjit për veprimtari radiodifuzive në pjesën e strukturës pronësore të mediave.
Komisioni Evropian theksoi që është vërejtur një rënie e dukshme kundrejt fushatave me interes publik që i financon Qeveria ose institucionet shtetërore. Kështu, për shembull, sipas hulumtimeve të fundit të KRD, Qeveria në listën e reklamuesve më të mëdhenj është në vendin e 18-të, në dallim me para tre vjetësh, kur ishte ndër pesë të parët.
Përfaqësuesit e KRD partnerëve të KE u prezantuan edhe të dhënat nga analizat e bëra për shkeljet më të shpeshta të radiopërhapësve dhe masat e ndërmarra nga ana e KRD gjatë dy gjysmëvjetorëve të vitit 2011.
Te prezantimi i KRD-së i arritjeve në vitin 2011 arrihet përmes kësaj vegëze.


Accessibility

Accessibility