07.03.2012-KRD nis dialog ndërmjet riemetuesve të kanaleve të huaja dhe faktorët tjerë, me qëllim që të përmirësohet oferta programore

SHKUP, 7 mars 2012 – Kapërcimi i problemeve aktuale juridike rreth riemetimit të serviseve programore televizive publike nga Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia në Maqedoni ishte temë e takimit të sotëm që u mbajt në Këshillin e Radiodifuzionit (KRD), ku morën pjesë përfaqësues të operatorëve të rrjeteve komunikuese publike dhe përfaqësues të ambasadave të këtyre vendeve.

Pjesëmarrësit në bisedë konkluduan se është e domosdoshme që në mënyrë proaktive të angazhohen të gjithë faktorët, përfshi edhe Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorëve – “ZAMP”, me qëllim që në mënyrë plotësuese të ngrihet cilësia e paketave programore që operatorët iu ofrojnë parapaguesve të tyre.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështjet financiare dhe juridike përsa i përket përkthimit në maqedonisht (apo lokalizim) të kanaleve të huaja televizive, të cilat riemetohen në vend për një arritje më të madhe te publiku. Në këtë drejtim u paralajmërua një angazhim më i madh si nga ana e operatorëve, ashtu dhe nga bartësit e huaj të të drejtave.
Në këtë moment operatorët shikuesve maqedonas iu ofrojnë 13 kanale të huaja televizive, prej të cilëve 12 janë me titra, ndërsa 1 me mbisinkronizim.  Vlera e shtuar e lokalizimit të kanaleve të huaja përbën ruajtjen e identitetit kulturor maqedonas.



Accessibility

Accessibility