11.03.2012 – KRD fton mediat të promovojnë kulturë tolerance në shoqë

Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) shprehet i shqetësuar për mënyrën e  raportimit në lidhje me incidentet aktuale të dhunës. Prandaj, ndërmend radiopërhapësit që gjatë mbulimit mediatik të këtyre incidenteve të kontribuojnë në uljen e tensioneve, në përparimin e dialogut shoqëror, të promovojnë kulturë tolerance dhe të mos nxisin urrejtje e mosdurim.

KRD në të njëjtën kohë fton radiopërhapësit që t’i ikin raportimit senzacional dhe theksimit të dallimeve etnike dhe fetare, si dhe të respektojnë standardet programore që dalin nga Ligji për veprimtari radiodifuzive, sidomos obligimin që në mënyrë objektive dhe të paanshme t’i paraqesin ngjarjet, me trajtim të njëjtë të pikëpamjeve e të mendimeve të ndryshme dhe të mundësojnë formim të lirë të mendimit të publikut për çështje dhe ngjarje të veçanta.

KRD me kujdes e ndjek raportimin e radiopërhapësve dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat ligjore po qe se vëren gjuhë të urrejtjes dhe përhapje të mosdurimit në programet e tyre.



Accessibility

Accessibility