Anëtari i Këshillit të Radiodifuzionit, mr. Zoran Trajçevski, duke u ndalur në sfidat e rregullacionit mediatik, theksoi: „Edhe pse Ligji për veprimtari radiodifuzive nuk është shumë i vjetër, për shkak të natyrës dinamike të sektorit mediatik ai duhet të reformohet. Sfida kryesore – që dua ta përmend këtu – është aplikimi i shërbimeve televizive digjitale“.
Teknologjitë e reja, që paraqiten në tregun mediatik, ofrojnë mundësi që edhe më shumë të përparojë liria e shprehjes dhe liria e mediave: „Pa dyshim që këtij zhvillimi të teknologjive dhe të tregjeve konvergjente i nevojitet një kornizë rregullatore moderne dhe dhe fleksibile. Në këtë kontekst, patjetër duhet të mendohet për reformimin e rregullave për koncentrim sipas boshtit horizontal, duke iu mundësuar kompanive mediatike që të rriten në mënyrë organike përmes zhvillimit të shërbimeve mediatike audio-vizive komplementare “ – shtoi Trajçevski.
Në konferencë, e cila mbaron nesër, kontribut aktiv në diskutim jep edhe anëtari i KRD Zamir Mehmeti, ndërsa merr pjesë dhe udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim Evropian e Ndërkombëtar i KRD, mr. Borçe Manevski.