Mbrojtja e privatësisë në media ishte tema rreth së cilës foli kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD), mr. Zoran Trajçevski, gjatë konferencës “Liria dhe privatësia e Internetit”. Përparimi i teknologjisë informatike, sidomos Internetit, që siguron edhe platformë për mediat, nga njëra anë krijoi mjaft përparësi, por, nga ana tjetër, shfrytëzimi i gabuar apo keqpërdorimi i tij ka pasoja negative dhe e rrit problemin e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë drejtim, edhe KRD ka lidhur marrëveshje me Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kështu që këto dy institucione paraqiten në mënyrë të koordinuar në rastet kur keqpërdoren të dhënat personale në media.
Kryetari i KRD, mr. Zoran Trajçevski, i shpjegoi shkaqet kryesore të shkeljes së dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë: „Mosnjohja e mjaftueshme e kategorive të dhëna peronale dhe privatësi nga ana e punonjësve mediatikë, si dhe i dispozitave për ta, të përmbledhura në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë; mosnjohja e mjaftueshme e mënyrave për mbrojtje të të dhënave personale dhe të privatësisë, sidomos kur janë në pyetje personat minorenë dhe personat kundër të cilëve udhëhiqet procedurë gjyqësore a administrative; mungesa e stërvitjes së vazhdueshme të punonjësve mediatikë, nga të gjitha mediat, me pozicione të ndryshme pune në to, dhe orientimi senzacionalistik i disa mediave.“
Kryetari Trajçevski rekomandoi përmirësimin e kornizës juridike mediatike, si dhe përmirësimin e mekanizmit vetërregullues te gazetarët, me qëllim që mbrojtja e të dhënave personale dhe e privatësisë së qytetarëve të bëhet sa më efikase. Gjithashtu, edhe edukimi i vazhdueshëm i qytetarëve dukshëm do të kishte kontribuar në ngritjen e vetëdijes së tyre për mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave të tyre personale.
Te prezantimi i mr. Zoran Trajçevskit arrihet këtu.