04.06.2012- KRD, nesër nikoqir i takimit të Këshillit Ekzekutiv e Drejtues të projektit DigiTV

SHKUP, 4.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) nesër (5 qershor) do të jetë nikoqir i Takimit të Tretë Teknik të Këshillit Ekzekutiv e Drejtues të projektit Digi TV nga programi për bashkëpunim transnacional nga komponenti i dytë i IPA.

Takimin dyditor do ta hapin: ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, kryetari i KRD, Zoran Trajçevski dhe drejtori i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, Robert Ordanoski.

Në këtë projekt, qëllimi i të cilit është promovimi i televizionit terrestrial digjital dhe ulja e jazit digjital, marrin pjesë trupa rregullatorë për media e komunikime elektronike dhe organizata të ngjashme nga Austria, Hungaria, Sllovenia, Italia, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.



Accessibility

Accessibility