07.06.2012-KRD ka organizuar debatin me temë: “Mbrojtja e publikut minoren: krijimi i përmbajtjeve cilësore për fëmijët“

image_pdfimage_print

SHKUP, 7.6.2012 – Redaktorë nga shtëpitë më të mëdha televizive në vend, përfaqësues nga producentët e pavarur, nga Instituti Maqedonas për Media (MIM), Ambasada e Parë e Fëmijëve-Megjashi, Organizata e Konsumatorëve dhe nga organizata joqeveritare e institucione publike të tjera  nga sfera e mbrojtjes së fëmijëve, sot në Këshillin e Radiodifuzionit (KRD) morën pjesë në debatin kushtuar mbrojtjes së publikut minoren.

Debatin e hapi kryetari i KRD, Zoran Trajçevski, me një vështrim mbi detyrat dhe aktivitetet e KRD në mbrojtje të publikut minoren: „Për mbrojtjen e publikut minoren kemi folur shumë herë, prandaj vetëm shkurt dua të përkujtoj veglën më të dukshme për të ndërtuar dhe për të ruajtur përgjegjësinë e mediave ndaj publikut minoren. Flas për Rregulloren për mbrojtje të publikut minoren  nga programe që mund të ndikojnë dëmshëm në zhvillimin e tij fizik, psikik dhe moral, pjesë më dalluese e së cilës janë shenjat e sinjalizimit që tregojnë se cilave grupmosha iu kushtohet programi.“

„Këshilli nuk mund të urdhërojë mediat se çfarë dhe cilin program të emetojnë-kjo do të kishte qenë ndërhyrje në lirinë redaktuese. Për këtë Këshilli organizon ngjarje të këtilla, të cilat shërbejnë për të kuptuar diçka të re, për të shkëmbyer mendime, për të shtruar pyetje, gjithsesi, për të marrë përgjigje dhe – sidomos – për të ngjallur ide të reja“ – theksoi Trajçevski.

Ambasada amerikane në Shkup siguroi mysafirin special-prezantuese e ngjarjes, profesoren e psikologjisë Sandra Kalvert nga Universiteti amerikan Xhorxhtaun nga Uashingtoni, e cila iu drejtua edhe producentëve me porosinë që më shumë vëmendje t’i kushtojnë karakterit arsimor të programit për fëmijë: „Krijoni tregime për jetën e fëmijëve, thurja le të jetë shumë e qartë, përsëritni elementet kyç, shtoni nënthurje për fëmijët më të rritur, zgjidhni përmbajtjet shoqërore-emocionale dhe shtoni përmbajtje më akademike, ashtu siç rriten fëmijët dhe siç vijnë deri në moshën parashkollore dhe pastaj gjatë shkollimit…“

Edhe krahas sanksionimit të shkeljeve që i bëjnë radiopërhapësit të dispozitave ligjore dhe nënligjore për mbrojtjen e publikut minoren, KRD edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta përparojë dialogun shoqëror për mbrojtjen e minorenëve nga përmbajtje të dëmshme në media përmes ngjarjeve dhe forumeve të ngjashme publike, si pjesë e masave për ngritjen e shkallës për të kuptuar rëndësinë e mbrojtjes efektive të publikut minoren nga përmbajtje që mund të ndikojnë dëmshëm në zhvillimin e tyre psiko-fizik.



Accessibility

Accessibility