19.07.2012- KRD dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

SHKUP, 19.7.2012 – Kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD), mr. Zoran Trajçevski, dhe dekani i Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike (FETI) të UKEM, dr. Mile Stankovski, nesër (20 korrik) do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është  përparimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në projekte shkencore-hulumtuese, zhvillimore dhe aplikative,

në aktivitete arsimore konsultative e të kuadrit të ekspertëve, të praktikave dhe të bursave studentore, në mbështetjen e ndërsjellë të aktiviteteve dhe zhvillimeve promovuese e kështu me radhë.

 

Ngjarja ndodh nesër (20 korrik) në Fakultetin e Elektroteknikës dhe të Teknologjive Informatike në orën 10:30.



Accessibility

Accessibility