03.10.2012- KRD e pranoi kërkesën e Radio Klasik FM për ndërrim të strukturës pronësore

image_pdfimage_print

Këshilli i Radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë (KRD) sot e mbajti mbledhjen e 42-të, ku pranoi kërkesën e SHTR Gaudeamus Radio Klasik FM, Martin Dooel nga Shkupi për ndërrimin strukturës  pronësore , që kurë  ishte e konstatuar se me ndërrimin e kërkuar nuk do të jepet koncentrim i palejueshëm mediatik  për  veprimtari radiodifuzive. Me këtë u përmbush kushti për ndalim të procedurës për marrjen e lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive.

Në bazë të kërkesës nga SHTR Radio Kanal 77 nga Shtipi në drejtim të harmonizimit të punës me nenin 11 të ligjit për radiodifuzion, KRD kërkoi nga ky radiodifuzer të paraqesë  të dhëna të plota, shtuar këtu edhe numrin e amë të personit të ri që hynë në strukturën pronësore të radiodifuzerit  si dhe  certifikatë e noterizuar që nuk e shkel nenin 11 të KRD.

Në ketë mënyrë KRD do ti grumbullon të dhënat e nevojshme që të mund të jetë i sigurt se nuk ekzistojnë kushte për krijim të koncentrimit të  palejueshëm mediatik dhe do të mund të sjell vendim në lidhje me procedurën e filluar për marrje të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.



Accessibility

Accessibility