16.11.2012- Seminari kombëtar “Politikat zhvillimore të shërbimeve audiovizuale mediale në kushte të emetimit digjital tokësor”

Si pjesë e aktiviteteve të parapara me projektin rajonal të Evropës Juglindore – Digi  TV, nën organizimin e Këshillit të Radiodifuzionit sot u mbajt seminari me temën “Politikat zhvillimore të shërbimeve mediatike audiovizuale në kushte të transmetimit tokësor” .

 

Pjesëmarrës në seminar ishin përfaqësuesit e stacioneve televizive , disa operatorë të rrjetit të komunikimit publik MRT, NP e Radiodifuzioni i Republikës së Maqedonisë  dhe nga Ministria e shoqërisë informatike dhe Administratës.

 

Seminarin e hapi kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit Mr Zoran Trajçevski, i cili foli për përfitimet nga digjitalizimi, me theks t; veçantë mbi perspektivat  kryesore zhvillimore të televizionit digjital: sovranitetin  kohor i shfrytëzimit të përmbajtjeve të medieve në kohën e shpërndarjes së tyre dhe selektimin e përmbajtjes të shfrytëzuesit të fundit.  Pastaj fjalën e mori Ministri i shoqërisë informatike dhe Administratës  Ivo Ivanovski, i cili foli për video ndryshimin  e mënyrës së krijimit, shpërndarjens  dhe shfrytëzimit të përmbajtjeve  mediatike në mjedisin e medieve digjitale. Digjitalizimi nënkupton dhe mundësi të reja për media të lira dhe pluraliste, por edhe sfida të reja për garantimin e lirisë së shprehjes, lirisë së medieve dhe qasjen  e lirë në informata, që siç tha ministri  Ivanovski, kërkon edhe  një rend të ri ligjor  dhe ndryshimin ligjor për rregullimin e medias.

Në seminar u mbajtën edhe disa ligjërata: Koncepti për hartimin e planit përdestinimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve transmetuese të multiplekseve digjitale tokësore, Zhvillimi i rregullave për shfrytëzimi e dividentës digjitale në tregun e Republikës së Maqedonisë, Shërbimet e ardhshme (aplikacionet) që mund të ofrohen nga dividendo digjitale, Analizë e specifikimeve ekzistuese për pajisjen marrëse për DVB-T dhe analiza a marrësve  dispozicion përfitues për DTV-T në tregun e Republikës së Maqedonisë, si shfrytëzohen platformat e medieve: Të dhëna nga hulumtimi i audiencës në vitin 2012 dhe Tendencat teknologjike pas futjes së televizionit digjital .

 

Мë poshtë janë linqet nga prezantimet :

 

-Si shfrytëzohen platformat mediatike  (Meri në pdf)

 

-Zhvillimi i rregullave për shfrytëzimin e devidentës digjitale në tregun e Republikës së Maqedonisë (Meri në pdf)
-Trendet teknologjike pas sjelljes së televizionit digjital  (Meri në pdf)

 

-Koncept për përpunimin e planit për  përdorimin dhe shpërndarjen kapicetetëve të transmetimit të multipleksëve digjital tokësor (Meri në pdf).



Accessibility

Accessibility