28.12.2012-Modul i promovuar për monitorim dhe mbikëqyrje profesionale mbi rrjetet e komunikimit publik

Këshilli i Radiodifuzionit së bashku me Agjencinë për komunikime elektronike përpunuan ueb aplikacion i cili është modul shtesë e “ Sistemit për regjistrim elektronik të rrjeteve të komunikimit publik” Flitet për projekt që është rezultat i Memorandumit për bashkëpunim në mes të KRD-ës dhe AKE-ës i nënshkruar në qershor të viti 2012.

Ueb aplikacioni do të shërbejë për: mbikëqyrje profesionale të operatorëve të rrjetit të komunikimit publik, në aspektin e servisit programor dhe paketave programore të cilat i ritransmetojnë, qasje në të dhënat përmes internetit në ç’do kohë dhe në ç’do vend përmes (GIS) platformës ekzistuese në AKE, shikueshmëri e territorit në të cilën ritransmetohen serviset programore, me të cilën krijohen kushtet për analiza shtesë të të dhënave për shfrytëzimin e kushteve të operatorëve me anë të shfrytëzuesve të fundit  si dhe hartës fizoke të kryerjes  së mbikëqyrjes profesionale, me qëllim që mbikëqyrjet profesionale në mënyrë të barabartë të jenë të  përfaqësuara në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

“Bashkëpunimi në mes KRD-ës dhe AKE-së në përpunim të ueb aplikacionit mundëson bashkimin e kapaciteteve të dy institucioneve, shmangin tepricën e të dhënave dhe mundësohet realizimi i një projekti tejet i rëndësishëm. Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve bazohet në principin e të dhënave që të krijohen dhe përditësohen nga institucioni përgjegjës por derisa subjektet e mbetura qasen deri te të dhënat e nevojshme përmes ueb serviseve. KRD dhe AKE edhe më tutje do ta vazhdojnë bashkëpunimin e projekteve të cilat janë domethënëse për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë” u pajtuan njerëzit e parë të KRD-ës dhe AKE-së, z. Zoran Trajçevski dhe z.Robert Ordanoski.

Me realizimin e këtij projekti inkurajohen edhe institucionet e tjera që ta zhvillojnë shkëmbimin elektronik të të dhënave përmes ueb serviseve dhe kontribuon në ndërtimin e Infrastrukturës Nacionale të të Dhënave Hapsinore, e cila është domethënëse për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility