28.12.2012 -Këshilli kërkon tu mundësohet gazetarëve ta kryejnë punën e tyre pa pengesë

image_pdfimage_print

Këshilli i Radiodifuzionit, si trup rregullator i pavarur, gjatë ushtrimit të detyrave të veta kujdeset edhe për lirin e pluralizmit të shprehjes. Në lidhje me zhvillimet e fundit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe largimit të gazetarëve, Këshilli u bën thirje të gjithë institucioneve dhe subjekteve politike që t’ju mundësojnë përfaqësuesve të medieve pa pengesë ti kryejnë detyrat e tyre profesionale.

 

Programet e medieve duhet të jenë të hapura për mendime të ndryshme politike dhe shikueshmëri, ndërsa ngjarjet duhet të jenë të paraqitura objektivisht dhe me paanshmëri. I ftojmë mediet të informojnë profesionalisht dhe të mundësojnë formimin e lirë të mendimit të audiencës   për ngjarje të caktuara dhe pyetje, në interes të përparimit të proceseve demokratike në shtet.

 

Këshilli i Radiodifuzionit, është për lirinë e shprehjes dhe për të drejtën e pranimit të lirë dhe bartjen e informacioneve, prandaj edhe një herë kërkon nga institucionet dhe subjektet politike për angazhimin e tyre transparent në opinionin publik dhe në punën e tyre, dhe i fton që ta respektojnë të drejtën e gazetarëve për  kryerjen e  detyrave të  tyre profesionale.



Accessibility

Accessibility