14.02.2013. Këshilli i Radiodifuzionit uron Ditën Botërore të radios

Dita 14 shkurt 2013 është shpallur si Dita Botërore e radios nga UNESKO. Qëllimi është rritja e vetëdijes për domethënien e radios në mes audiencës dhe medieve, të inkurajohen rrjetet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i radiodifuzerëve, të promovohet qasja deri te informatat dhe liria e shprehjes nëpërmjet valëve të këtij mediumi.

Radioja si medium universal i cili deri më tani tek komunitet e ndryshme dhe grupe të margjinalizuara, njëkohësisht duke iu afruar argëtim, edukim, të drejtën e shfrytëzimit të lirisë së shprehjes, debate publike, është pjesë përbërëse e përditshmërisë të shumicës. Me zhvillimin e internetit dhe teknologjive celulare edhe më tepër rriten vargu dhe mundësitë e tij.

Këshilli i Radiodifuzionit i rekomandon mediet, që  këtë ditë ta festojnë nëpërmjet debateve dhe diskutimeve me përfaqësues të medieve, politik bërës, ekspert, në pika të shkurtra të informojnë mbi ndo një temë për të cilën u fol në ngjarjen e organizuar nga UNESKO më 13 shkurt, nëpërmjet emisioneve radio kontaktuese me dëgjues për rëndësinë e radios ose në mënyrë tjetër të përshtatshme.



Accessibility

Accessibility