28.02.2013 – Punëtori me radiodifuzerët për mbulimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore

Në hapësirat e Këshillit të Radiodifuzionit  sot (28.02.2013) u mbajt punëtori dedikuar informimit mediatik gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2013. Në atë, së bashku me përfaqësuesit e radiodifuzerëve në nivel kombëtar dhe regjional u shqyrtua Rregullorja për qasje të barabartë në prezantimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore, si dhe metodologjia e monitorimit të Këshillit të Radiodifuzionit.

Takimi i sotshëm është i fundit i një sërë takimesh regjionale të cilat gjatë muajit të kaluar u mbajtën në Kumanovë, Shtip, Strumicë, Kavadarci, Tetovë, Kërçovë, Manastir dhe Ohër, në të cilat ishin të ftuar përfaqësues të medieve lokale që veprojnë në regjionin e këtyre qyteteve.

 

Temat kyçe për të cilat diskutohej në të gjitha punëtoritë janë: Mënyra për të arritur një balancim në lajmet gjatë informimin të fushatës zgjedhore, rregullat e intervistimit, debatet dhe programet informative të veçantë, reklamim i paguar politik, prezantim pa pagesë dhe rregullat për heshtje zgjedhore.

 

Prezantimi për rregullat për përfaqësim mediatik në fushatën zgjedhore (shkarko .ppt prezantimin)



Accessibility

Accessibility