06.03.2013 -Njoftohen radiodifuzerët se hyn në fuqi Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore

image_pdfimage_print

Pas fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2013, në fuqi është Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore në të cilën janë radhitur të gjitha çështjet lidhur me obligimet e radiodifuzerëve që tu mundësojnë organizatorëve të fushatës zgjedhore kushte të tilla për qasje deri tek të gjithë format e përfaqësimit mediatik.

Këshilli i Radiofuzionit i rikujton televizionet dhe radiot se duhet ti respektojnë principet dhe standardet profesionale të mediave kështu që në lajme të sigurojnë balancim gjatë informimit, ndërsa në debatet, intervistat dhe programet e tjera informative – kushte të barabarta për pjesëmarrje. Por derisa redaktorë, gazetarë, udhëheqës të programeve dhe prezantues vendosin që të kyçen në e aktivitete e ndonjë partie gjatë fushatës zgjedhore, atëherë angazhimi i tyre në media duhet të ndërpritet.

Me rëndësi tejet e madhe për mediat është që të kenë kujdes  mos bien pre e gjuhës së urrejtjes dhe të mbajnë llogari për mos përhapjen e sajë të mëtutjeshme.  Gjatë informimit për paraqitjet eventuale të gjuhës së urrejtjes në debatet ndërmjet subjekteve politike, edhe pse  në fund të fundit përgjegjësia në këtë rast bie mbi subjektin politik i cili e jep deklaratë, megjithatë përsëri media duhet të informojë profesionalisht, ose deklaratën  ta vejë në baraspeshë kështu që do të siguroje edhe shikueshmëri opozitare, do ta drejtoje në kontekst të përshtatshëm  dhe qartë do të tregoje se nuk e përmban.

Këshilli u rikujton edhe në rregullën për  transmetimin e programeve të paguara politike , se duhet të jetë e qartë dhe dukshëm e shënuar si “Program i paguar politik”  për gjatë gjithë kohës së transmetimit, sidomos  e identifikuar qartë, në të,  të mos marinë pjesë minoren dhe të mos transmetohet në lajme të tjera programe informative , programe për fëmijë, programe shkollore dhe arsimore, transmetime direket fetare, sportive, kulturore, argëtuese dhe ngjarje të tjera dhe në programe informative të veçanta.

Këshilli, si gjithmonë kryen monitorimin e mbulimit mediatik të fushatës zgjedhore të të gjithë radiodifuzerëve në Republikën e Maqedonisë  dhe për shkeljet e konstatuara të rregullores zgjedhore do të veproje në pajtueshmëri me kompetencat e saj ligjore.



Accessibility

Accessibility