15.05.2013 – Lori Voker, përfaqësues i NATO-s për vizitë në Këshillin e Radiodifuzionit

Shkup, 15.05.2013 – Përfaqësuesi kompetent i shërbimeve të NATO-s për dosjet në Republikën e Maqedonisë , z. Lori Voker, sot ishte për vizitë pune në Këshillin e Radiodifuzionit.

Vizita kishte për qëllim vlerësimin e statusit të implementimit  të Plan  Veprimit,  për anëtarësim brenda   ciklit të 14-të, si dhe shkalla e realizimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të paraqitura në Programin Kombëtar Vjetor për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO 2012-2013.

Në mbledhjen u fol për më shumë pyetje: mbulimi mediatik gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2013, respektimi i Kodit Zgjedhor, Rregullorja e sjelljes së radiodifuzerëve në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore, Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore, masat të cilat Këshilli i Radiodifuzionit ju shqiptoi medieve, pastaj përgatitja e Ligjit të ri për media dhe pjesëmarrja e Këshillit të Radiodifuzionit në këtë proces, trajtimi i shfaqjes së gjuhës së urrejtjes në media dhe respektimi i principeve profesionale dhe standardet etike nga ana e medieve.



Accessibility

Accessibility