Shkup,29 maj 2013– Këshilli i Radiodifuzionit sot bëri ndarjen e lejeve të ndryshuara për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive. Prej 1 qershor 2013, nëpërmjet operatorit të multipleksit “One”, program do të transmetojnë 5 TV stacione kombëtare dhe 26 rajonale, ndërsa nëpërmjet operatorit të rrjetit të komunikacionit publik program do të transmetojnë 30 TV stacione, prej të cilëve 27 lokale dhe 3 rajonale.
Maqedonia arriti në kohë që ti kryejë përgatitjet për tu digjitalizuar në kohë të caktuar dhe ashtu siç tha ministri Ivo Ivanovski Republika e Maqedonisë është vendi i parë në rajon e cila e solli sinjalin digjital në eterë.
Këshilli i Radiodifuzionit ndërmori aktivitete të shumta për kalim të suksesshëm drejt digjitalizimit dhe për informimin e qytetarëve “ Digjitalizimi nuk donë të thotë vetëm përparim teknologjik, por qytetarët e Maqedonisë, përpos fotografisë së mirë dhe zë më kualitativ do të përfitojnë edhe përmbajtje të larmishme të reja“ – tha kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit Zoran Trajçevski.