Konferencë për shtyp – Digjitalizimi

image_pdfimage_print

Shkup, 28.05.2013 – Me temë Digjitalizimi i stacioneve televizive , është mbajtur konferencë për shtyp në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Këshilli i Radiodifuzionit, Agjencia për komunikime elektronike dhe operatori One.

 

Ministri Ivo Ivanovski, kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit  Zoran Trajçevski, drejtori i One Ciril Kafol dhe drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Robert Ordanovski folën  në lidhje me  përfitimet e qytetarëve nga digjitalizimi i sinjalit televiziv, informuan për numrin e televizioneve të cilat kanë nënshkruar  marrëveshje  me One për transmetimin nëpërmjet multipleksit dhe paketat të cilat One ju afron qytetarëve, furnizimet e set top boksave.

Veçanërisht ajo që është më e rëndësishme, si që tha kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit Zoran Trajçevski, është se qytetarët janë të informuar për kalimin drejt digjitalizimit, për shkak se Këshilli i Radiodifuzionit organizoi intensivisht  fushatë edukativo informative në kuadër të së cilës ishte incizuar edhe transmetuar spot televiziv , ishin të shpërndara fletushka nëpërmjet të gazetave,  përfaqësues nga Këshilli  morën pjesë në Radio  dhe TV emisione në programet e mediave kombëtare, rajonale dhe lokale.



Accessibility

Accessibility