18.06.2013g. Frank La Rue, Raportuesi Special i OKB-së, për vizitë në Këshillin e Radiodiuzionit

Shkup 18.06.2013 –  Raportuesi special i OKB-ës për përparimin dhe mbrojtjen   e të drejtës së lirisë së mendimit dhe shprehjes, Z. Frank La Rue, sot ishte për  vizitë në Këshillin e Radiodifuzionit. Në këtë takim morën pjesë  Z. Marcelo Dyer dhe Z. Stefen Asbjornsen  nga Zyra  e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

Qëllimi i vizitës në Republikën e Maqedonisë nga z. La Rue është për të parë dhe vlerësuar situatën e të drejtës së lirisë së mendimit dhe të shprehjes në vend, masat e marra për zbatimin e tij dhe tejkalimin e pengesave.
Në takim u diskutuan çështje që lidhen me mbikëqyrjen dhe media të performancës ekonomike, mbrojtjen e të miturve, të drejtat e komuniteteve të ndryshme etnike në media, gjuha e urrejtjes, rregulla mbi reklamat dhe sponsorizimet, si dhe reklamat politike gjatë zgjedhjeve.

Këshilli i Radiodifuzionit, mes tjerash , mban llogari për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, tha Krytari  i Këshillit të radiodifuziont Zoran Trajçevski, duke theksuar se, duke pasur parasysh numrin e transmetuesve në Maqedoni, gjuha e urrejtjes nuk shfaqet shpesh në programet e tyre.



Accessibility

Accessibility