02.07.2013 – U mbajt takimi me rrjetet e komunikacionit publik të cilët nuk shfrytëzojnë resurse të kufizuara dhe TV stacionet në nivel shtetëror, rajonal dhe lokal

image_pdfimage_print

Shkup, 02.07.2013- Me iniciativë të Këshillit të Radiodifuzionit u mbajt takimi në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Agjencia për Komunikime Elektronike, Digi Plus Multimedia (Boom), Telekomi Maqedonas, Siz GB Net, Grupacioni Mak Telko – Manastir, përfaqësues të operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik dhe përfaqësues të stacioneve televizive.

Qëllimi i takimit ishte përhapja e më shumë diskutimeve në lidhje me problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohen stacionet televizive dhe operatorët e rrjeteve të komunikacionit publik  pas ç’kyçjes të sinjalit analog dhe kyçjes së sinjalit televiziv digjital. Më konkretisht  u diskutua për kushtet teknike, financiare dhe kushtet e tjera të përmbajtura në ofertat  dhe marrëveshjet për transmetim në mes të operatorëve të ndarë të rrjetit të komunikacionit publik të cilët nuk shfrytëzojnë resurse të kufizuara dhe disa stacione televizione rajonale dhe lokale, si dhe problemet në lidhje me mbulimin  е sinjalit televiziv digjital  tokësor  nëpërmjet multipleksëve digjitale tokësore në  territorin në Republikës së Maqedonisë.

Në fund të takimit Kryetari i Këshillit të radiodifuzionit Dr. Zoran Trajçevski dhe drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike Z. Robert Ordanovski i ftuan të pranishmit, që nëse ata mendojnë se ndonjë subjekt i shkel  dispozitat  e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari radiodifuzive ( Digjitalizimi i sinjalit televiziv) të drejtohen deri te Agjencia për Komunikime Elektronike dhe deri tek Këshilli i Radiodifuzionit.



Accessibility

Accessibility