03.10.2013 – Vizitë e ambasadorit Gert Hajnrih Arens, shef i Misionit OBSE / ODIHR për mbikëqyrjen e zgjedhjeve Lokale 2013

Shkup, 3 tetor 2013– Këshillin e radiodifuzionit sot e vizituan ambasadori Gert Hajnrih Arens shef i Misionit OSBE /ODIHR për mbikëqyrjen e zgjedhjeve Lokale 2013 dhe Tamara Otiashvili, këshilltare e zgjedhjeve.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të prezantuara në raportin përfundimtar të Misionit mbikëqyrës për zgjedhjet të OBSE/ODIHR për zgjedhjet lokale të mbajtura në Republikën e Maqedonisë këtë vit, hapat të cilat mund të ndërmerren për harmonizimin e legjislatives ligjore me angazhimin e OBSE-së dhe format e bashkëpunimit në drejtim të implementimit e rekomandimeve të OBSE/ODHIR.

Më konkretisht u diskutua për emërimin e këshilltarëve të Këshillit të radiodifuzionit dhe sigurimin e profesionit të tyre dhe paanshmërinë, konkretizimin e kushteve për transmetimin e përfaqësimit politik falas, saktësinë e predispozitave për përfaqësim mediatik gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve dhe tatimet për fushatën zgjedhore.

Nga ana e zëvendës kryetarit të Këshillit të radiodifuzionit Dr. Milaim Fetai dhe anëtarit të Këshillit të radiodifuzionit Lazo Petrushevski ishte theksuar se të gjithë rekomandimet të dhëna në raportin përfundimtar të OBSE/ODIHR, Këshilli i radiodifuzionit i implementoi në propozimet e ndryshimeve të legjislatives zgjedhore, të dhëna në kornizat e grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit zgjedhor.



Accessibility

Accessibility