Përfundoj trajnimi i inspektorëve të MPB-ës në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme

 

Më 11 dhe 12 nëntor 2013, Këshilli i radiodifuzionit organizoi trajnim dy ditor me inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Shkupi dhe nga brenda Republika e Maqedonisë, të cilët marrin pjesë në aktivitetet e Trupit koordinator për pronësi intelektuale e formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Tema e trajnimit, e ndjekur nga këmbimi i përvojave ndërmjet veti, ishin pyetjet teknike dhe ligjore lidhur me mbikëqyrjen mbi punën e operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik dhe shkelja e tyre dhe përgjegjësia penale për lëndimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme.

Kryetari i Këshillit Zoran Trajçevski dhe zëvendës drejtori i zyrës shtetërore i pronësisë industriale Kërste Kostov e potencuan numrin e deritanishëm të aktiviteteve të suksesshme të Këshillit dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, si anëtarë të Trupit kordinativ, për parandalimin e sanksionimit të shkeljeve të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme në veprimtarinë radiodifuzive



Accessibility

Accessibility