Konferencë rajonale me temë “ Forcimi i pavarësisë së trupave rregullator për mediume në Evropën Juglindore”

image_pdfimage_print

Më 14 dhe 15 nëntor, në Przhno Republika e Malit të Zi është duke u mbajtur konferenca me temë “Forcimi i pavarësisë së trupave rregullator për mediume në Evropën Juglindore”

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është diskutimi për standardet evropiane për pavarësinë dhe funksionimin e trupave rregullator për mediume, mandati i tyre dhe autorizimi, sfidat e reja dhe roli për trupat rregullator në kushtet e emetimit digjital. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga trupat e rregullatorëve për mediume, nga ministri relevante dhe Organizata Joqeveritare nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

 

Në konferencë, përfaqësues nga Këshilli i radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë janë Kryetari i Këshillit të radiodifuzionit Dr. Zoran Trajçevski, Zv Kryetari i Këshillit të radiodifuzionit Dr. Milaim Fetai dhe Selajdin Xhezairi Këshilltar në Këshillin e radiodifuzionit. Gjatë ditës së djeshme në lidhje me pavarësimin dhe funksionimin e Këshillit të radiodifuzionit në praktikë fjalim patën Dr. Zoran Trajçevski dhe Dr. Milaim Fetai.

Në vazhdim të konferencës, Dr. Zoran Trajçevski sot do të ketë prezantim në lidhje me transparencën dhe përgjegjësinë e trupave rregullator për mediume duke iu referuar praktikave dhe përvojave maqedonase.



Accessibility

Accessibility