SHKUP, 13.03.2014 – Në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vizitë qëndroi një Delegacion i lartë i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropoës për moniotirmin e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin: z. Shtefan Shenah, Shef i Delegacioni, z. Robert Valter, raportues i komisionit të monitorimit për Republikën e Maqedonisë, z. Margus Hanson, z. Vaslij Likçev, z. Shaban Disili, z. Bogdan Torkatory, z. Frank Deshler, zëvendës Kryetari i Agejncisë Doc.Dr. Milaim Fetai, Udhëheqës i Shërbimit professional të AgejncisëMr. Andriana Skerlev-Çakar dhe udhëheqësi i Sektorit të Çështjeve ProgramoreEmilija Janevska.
Zëvendës Kryetari i Agjencisë, Doc. Dr. Milaim Fetai anëtarët e Delegacionit i informoi për kompetencat e Agjencisë, respektivisht për obligimet që dalin nga Kodi zgjedhor. I prezantoi konceptin për monitorimin e përfaqësimit mediatik të procesit zgjedhor në vitin 2014 dhe aspektet kyçe të metodologjisë për monitorim. I informoi edhe për miratimin e procedurës në veprimin gjatë konstatimit të shkeljeve tek radiodifuzerët, si dhe për shqiptimin e masave në periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore.