SHKUP, 17 mars 2014. Operatorët e rrjetit të komunikacionit elektronik publik të dërgojnë raporte për të ardhurat vjetore për vitin 2013 më së voni deri më datë 25 mars 2014

Operatorët e rrjetit të komunikacionit publik të cilët transmetojnë pako me servise programore dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele sipas kërkesave të cilat sigurojnë shërbime mediatike audiovizuele sipas kërkesave, janë të detyruar deri tek Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, deri më 17 mars 2014 të dorëzojnë raporte për të ardhurat vjetore për vitin 2013,

të realizuara me riemetimin e serviseve programore ose me sigurimin e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele sipas kërkesave (neni 142 paragrafi 1,2 dhe 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele).

Atyre operatorëve të rrjetit të komunikacionit elektronik publik dhe dhënësve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele sipas kërkesave të cilat deri më 17 mars 2014 nuk kanë dorëzuar kësi lloj raporti, ju jepet afat shtesë për dorëzimin e raporteve – deri më 25 mars 2014. Për mos dorëzimin e raportit për shumën e të ardhurave vjetore nga viti i kaluar, në pajtueshmëri me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe aduiovizuele është e paraparë dënim me vlerë prej 5.000 deri më 10.000 euro në denarë për personin juridik dhe 500 deri më 1.000 euro për personin përgjegjës.



Accessibility

Accessibility