U nënshkrua Memorandum bashkëpunimi me Këshillin e lartë për radio dhe televizion të Republikës së Turqisë

 

Shkrup, 15.05.2014– Në hapësirat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në kuadër të takimit të sotëm me Këshillin e lartë për radio dhe televizion të Republikës së Turqisë , u nënshkrua protokoll bashkëpunimi. Me këtë protokoll do të përparoje dhe do të ngritët edhe në nivel më të lartë bashkëpunimi prej një dekade në mes të këtyre dy trupave rregullator.

Rregullatorët do të shkëmbejnë informacione, dituri dhe përvoja në praktikë për monitormin e radiove dhe televizioneve, ndryshimin e rregullave ligjore, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes e të miturve, zhvillimin e serviseve jolineare, do të organizohen vizita studimore për të punësuarit etj. Përfaqësuesit e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele morën pjesë edhe punëtorinë vjetore nën organizimin e Këshillit të lartë për radio dhe televizion me titull “Komunikim me të ardhmen”.

 

Qëllimi i punëtorisë ishte përforcimi miqësisë mes studentëve ndërkombëtarë të fakulteteve të komunikologjisë në Turqi, si dhe hapja e perspektivave të reja për pyetjet fundamentale për komunikimin e mediumeve. Në punëtori fjalim mbajti edhe Dr. Zoran Trajçevski, Kryetar i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i cili foli për misionin dhe rolin e Agjencisë, zhvillimin e teknologjisë në fushën audiovizuale, domethënien e lirisë së shprehjes, fuqinë dhe ndikimin i mediumeve dhe përgjegjësinë e profesionit mediatik.



Accessibility

Accessibility