Shkup, 07.05.2014- Agjencia për shërbime mediatike auido dhe audiovizuele organizoi takim me përfaqësuesit e organizatave rinore

image_pdfimage_print

Më 7 maj, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele organizoi konsultime me përfaqësuesit e organizatave rinore, me çka filloi realizimi i grupit punues për aktivitetet e Programit për punë për vitin 2014 lidhur me rolin e të rinjve në media.

Kjo është një lëmi e re në të cilën angazhohet rregullatori, dhe është i motivuar nga deklaratat e disa organizatave rinore gjatë viti 2013, interesohet për atë se si mund të ndikohet në imazhin e mediumeve. Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për pyetje që hynë në domenin e vetë rregullatorit, Agjencia dëshiron që të ndihmoje për tu hapur dialog në mes mediumeve dhe organizatave rinore. Prandaj, për këtë vit janë paraparë konsultime, hulumtime të qëndrimit të publikut dhe debatit publik.

Në konsultime morën pjesë përfaqësues nga Koalicioni TASH (СЕГА), Forumi rinor i arsimit, Organizata rinore “Kreativ” , HOPS dhe VullnetarëtQendraShkup. Në bazë të pyetjeve që ata parashtruan, në hulumtimin e tyre rregullt të qëndrimeve të publikut për radio dhe TV programe, Agjencia do të hartojë pjesë e veçantë e cila do të siguroje informacion për atë se si është përshtypja e qytetarëve për imazhin që e krijojnë mediumet për të rinjtë. Si aktivitet final, kah fundi i viti do të organizohet debat publik me temë “Të rinjtë dhe mediumet” në të cilën do të prezantohen rezultatet nga kjo dhe nga hulumtimet e tjera.

Në konsultime prezent ishin edhe përfaqësues nga Agjencia për të rinj dhe sport, ku aktivitetet e ASHMA-së mund të jenë të dobishme gjatë përpunimit të strategjisë kombëtare për të rinjtë.



Accessibility

Accessibility