Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës” Përparimi i lirisë së shprehjes, informimi dhe liria e mediumeve në Evropën Juglindore” do të jetë mikpritës i punëtorisë me temë “Mbrojtja e të miturve nga përmbajtjet e dëmshme të mediumeve”.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që së bashku me ekspertë nga Republika e Slovenisë, Mbretëria Holanda dhe Republika e Bulgrarisë të shkëmbehen përvoja nga zbatimi i principeve dhe rregullave për mbrojtjen e publikut të të miturve nga përmbajtjet e mediumeve të cilët negativisht mund të ndikojnë në zhvillimin e moralit, zhvillimin e psikikës dhe zhvillimin fizik të tyre.
Punëtoria është në kontekst të përgatitjes së aktit nënligjor të ri për mbrojtjen e publikut të të miturve sipas dispozitave të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Punëtoria do të mbahet nesër me datë 11 qershor (e mërkurë), në hapësirat e Holidej IN, Shkup, salla Milenium I, me fillim prej ora 9:00.