Agjencia e mbajti takimin e dytë publik

image_pdfimage_print

Shkup, 20.06.2014- Sot, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në pajtueshmëri me obligimiet e përcaktuara me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e mbajti takimin e dytë publik. Qëllimi i këtij takimi ishte që të gjithë anëve të interesuara tu mundësohet ti shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me zhvillimin e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele në Republikën e Maqedonisë. Mbledhja u drejtua nga Dr. Zoran Trajçevski Kryetar i Këshillit të Agjencisë dhe Dr. Milaim Fetai zëvendës Kryetar i Këshillit të Agjencisë.

Udhëheqësi i Shërbimit profesional të Agjencisë Mr. Andriana Skerlev –Çakar e prezantoi statusin e realizimit të aktiviteteve të agjencisë që nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri, plotësimi i qëllimeve nga programi vjetor i punës së Agjencisë (ASHMA-së), gjatë periudhës prej 20.03.2014 deri më date 20.06.2014, ndërsa Udhëheqësi i sektorit për Çështje Juridike Cvetanka Mitrevska foli për obligimet e Agjencisë, radiodifuzerëve dhe operatorëve pas zgjedhejes së organeve të Agjencië për shërbime mediatike audiu dhe audiovizuele.

Qëndrimet dhe mendimet nga takimi I dytë publik, si dhe qëndrimet e Agjencisë sipas të njejtave do të publikohen në ueb faqen e Agjencisë në afat prej shtatë ditëve që nga dita e mbajtjes së takimit publik.

 

Prezantimet nga takimi:

-Realizimin e aktiviteteve të agjencisë që nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri, plotësimin e qëllimeve nga programi vjetor i punës së Agjencisë (ASHMA-së), gjatë periudhës prej datës 20.03.2014 deri më date 20.06.2014 mund ta merrni këtu.

– Obligimet e Agjencisë, radiodifuzerëve dhe operatorëve pas zgjedhejes së organeve të Agjencië për shërbime mediatike audiu dhe audiovizuele mund ta merrni këtu.


 

pdfRaport nga takimi i dytë publik i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2014.



Accessibility

Accessibility