Agjencia reagon ashpër ndaj të dhënave të pavërteta të paraqitura në tekstin e portalit Libertas për keqpërdorimin e të hollave nga IPA

Sot, 25 qershor 2014, në faqen kryesore të portalit Libertas është publikuar një tekst me titull “Brukseli bën kontrolle ku përfunduan 3 milion euro nga IPA“: Nën mbikqyrje Agejncia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele reagon ashpër për të dhënat e pavërteta të paraqitura në tekstin e lartëpërmendur.

Momentalisht, në fazën e ralizimit është vetëm një projekt nga IPA 2009, “Përforcimi i kapaciteteve administrative të rregullatorëve për telekomunikacion dhe mediume për rregullimin financiar të serviseve digjitale dhe shumëshërbimëshe”, shfrytëzues i së cilit është edhe Agjencia për komunikime elektronike. Vlera e përgjithshme e projektit është 900 000 euro dhe ato janë të ndara proporcionalisht ndërmjet dy agjencive. Pagesat nuk i bëjnë shfrytëzuesit e projektit, ato realizohen nëpërmjet Ministrisë së financave të Republikës së Maqedonisë.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele aplikoj edhe për një projekt IPA 2011“ Liria e shprehjes – Përkrahja e reformave të mediumeve”, në kuadër të së cilit kontributi I Unionit Evropian është 1.460.000 euro. Shfrytëzuesit janë këta institucione: Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Komisioni për parandalimin e korupcionit dhe Radiotelevizioni i Maqedonisë. Megjithatë, realizimi i këtij projekti do të filloje më herët vitin e ardhshëm.

Të pavërtetat e shënuara në tekst jo që i shkaktojnë dëm të madh vetëm Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele por edhe Republikës së Maqedonisë në përgjithësi. Agjencia me shumë përgjegjësi pohon se nuk janë bërë keqpërdorime në lidhje me mjetet financiare e aq më pak në Agjenci nuk ka “inspektorë të Shërbimit Evropian në luftë kundër mashtrimeve – OLAF“ të cilët i “ kontrollojnë arkivat e Agjencisë për të vërtetuar ku dhe si janë të harxhuara të hollat” dhe as që janë realizuar intervista me të punësuarit.

Mu për këtë arsye, nga portali “Libertas” kërkohet që ti kërkojë falje në mënyrë publike Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për të dhënat e pavërteta dhe shpifjet e bëra. Në të kundërt, Agjencia do të jetë e detyruar që të ngrejë procedurë para gjyqit kompetent për prishjen e imazhit të sajë.



Accessibility

Accessibility