Kanali satelitor RTM do të trenamsetohet në Bulgari

SHKUP, 04.07.2014- Sot, në Ohër u nënshkrua marrëveshje për transmetim ndërmjet Radio Televizionit Maqedonas (RTM) dhe Televizionit Kombëtar të Bullgarisë (TKB).

Nënshkrimi i marrëveshjes është edhe një hap përpara në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bulgarisë dhe në njohjen nga më afër me diversitetin kulturor të të dy shteteve. Ajo do të jetë e mundur në mënyrë që kanali satelitor RTM do të transmetohet nëpërmjet operatorëve kabllor në Bulgari dhe e Kundërta, kanali satelitor i (TKB) do të transmetohet në Maqedoni.

Kjo ngjarje u përkrah nga Oda Ekonomike Maqedono-Bulgare, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në Republikën e Maqedonisë dhe Këshilli për mediume elektronike Republika e Bulgarisë.

 

Të pranishmëve iu drejtuan Dr. Nikola Bakerçeski, Kryetar i Ohrit, Z. Ivan Petkov, ambasador i Republikës së Bulgarisë në Maqedoni, Dr. Zoran Trajçevski, ushtrues detyre Drejtor i agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Doc. Georgo Lozonov, Kryetar i Këshillit të mediumeve elektronike , Marjan Cvetanovski, drejtor ekzekutiv i RTM-ës dhe Vera Ankova, Drejtor gjeneral i TKB të cilët shprehën kënaqësi nga ngritja e një iniciative sikur kjo, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy televizioneve publike dhe me atë, thellimi i marrëdhënieve midis dy shteteve.

 

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ndërmjet serviseviseve radiodifuzive publike të të dy shteteve- Radio Televizioni Maqedonas dhe Televizioni Kombëtar i Bulgarisë do të sigurohet hapësirë mediatike ku të dyja kulturat do të mundë ta shprehin veten, nënkushtet e tyre, me çka dialogu fqinjësor për bashkëpunim do të jetë shkëmbimi i dyanshëm i pikëpamjeve, qëndrimeve, mendimeve të pyetjeve me interes të përbashkët- tha Dr. Zoran Trajçevski, ushtrues detyre Drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Njëkohësisht, u nënshkruan marrëveshje për transmetim dhe në mes TKB dhe disa operatorëve kabllor në Republikën e Maqedonisë, ndërsa u mbajt edhe një takim punues ndërmjet përfaqësuesve të RTM-ës dhe TKB-ës në të cilën u diskutua për mundësitë për bashkëpunim në mes dy televizioneve.



Accessibility

Accessibility