U mbajt punëtoria në lidhje me “ gjuhën e urrejtjes”

Shkup, 24 shtator 2014- Punëtoria dedikuar “ gjuhës së urrejtjes” në media paraqet një nga aktitvitetet e radhës që Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, vet ose në bashkëpunim me të tjerë i dedikoi në këtë pyetje.

Ashtu siç theksoi Drejtori në detyrë i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, aktivitetet e Agjencisë lidhurme  pyetjen e “ gjuhës së urrejtjes” dolën nga fakti se hulumtimet të cilat ishin konsultuar gjatë përgatitjes së Strategjisë për zhvillim të veprimtarisë radiodifuzive 2013-2017, treguan se tek profesionistet e mediave në Republikën e Maqedonisë paraqiten dilema reth asaj se si duhet të informojnë për një ngjarje të caktuar, e pastaj të mos hyjnë në diskriminim ose në urrejtje. Për atë shkak, si aktivitete për tejkalimin e dilemave Strategjia rekomandon trajnime – si është kjo e sotmja, si dhe përpunimi i aktit i cili do tju ndihmoje profesionistëve të mediave të lëvizin në drejtim të duhur dhe të informojnë pa i shkelur principet programore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Ligjin.

 

Qëllimi i kësaj punëtorie është që të ritet vetëdija tek të gjithë palët e interesuar për nevojat nga gjetjes së balancit ndërmjet lirinë e garantuar me kushtetutë e të shprehurit dhe pamjen e saj – “gjuhën e urrejtjes “. Për atë shkak, Ekspertja e së drejtës në media m-r Jelena Surçulija Milojeviq, e cila është e angazhuar në kuadër të Projektit IPA 2009, i paraqiti kushtet në të cilën lirija e shprehjes mund të kufizohet mu për atë që kalon në “ gjuhën e urrejtjes”. Në atë kuptim, ajo bëri pasqyrim të gjerë të kuadrit rregullator evropian dhe qasja e rregullatorëve të tjerë, duke e futur në atë kontekst rregullativën maqedonase.

Pika fillestare është neni 10 nga konvenenta Evropiane për të drejtat e njeriut, në bazë të së cilës vepron edhe Gjyqi Evropian për të drejtat e njeriut, me çka atyre procedurave gjyqësore u referohet edhe neni 40 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Ashtu siç potencoi m-r Jelena Surçulija Milojeviq, nga kufizimi i lirisë së shprehjes mund të arihet nëse ajo është e shkruar me ligj, derisa ka qëllim të legjitim dhe derisa është nevojshme në një shoqëri demokratike, duke e ilustruar atë me disa nga paragjykimet domethënëse të Gjyqit Evropian për të drejtat e njeriut në lidhje me nenin 10 të Konventës.

Ky është aktiviteti i dytë i këtij lloji – të premten e kaluar u mbajtë punëtori në Agjencinë ku të pranishëm ishin të punësuarit në Shërbimin profesional të autoritetit rregullator, ndërsa sot të pranishëm ishin radiodifuzerë dhe anëtarët e Këshillit të Agjencisë.

“ Gjuha e urrejtjes” do të jetë temë dhe në punëtorinë, gjatë muajit tetor, do të jetë e organizuar na Këshilli Evropian.



Accessibility

Accessibility