Shkup, 17.09.2014 Agjencia e mbajti takimin e tretë publik

image_pdfimage_print

Sot, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në pajtueshmëri me obligimiet e përcaktuara me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e mbajti takimin e tretë publik. Qëllimi i këtij takimi ishte që të gjithë anëve të interesuara tu mundësohet ti shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me zhvillimin e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele në Republikën e Maqedonisë.

Takimin e hapi dhe e udhëhoq udhëheqësi i Shërbimit profesional d-r Andriana Skrlev-Çakar. Kryetari i Agjencisë, z. Lazo Petrushevski, me prezantimin e tij të pranishmit i njoftoj me aktivitetet e Agjencisë, të ishin të realizuara që nga zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë deri më 01.09.2014. Rezultatet, nga Analiza e tregut të veprimtarisë radiodifuzive për vitin 2013 i prezantoi Drejtori në detyrë i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, ndërsa rezultatet nga Analiza e strukturës së të punësuarve në industrinë radiodifuzive për vitin 2013 i prezantoi Udhëheqësi i Sektorit për Hulumtime dhe Zhvillim Afatgjatëm-rMagdalena Davidovska – Dovleva. Pastaj, Drejtori në detyrë i Agjencisë për film, d-r Darko Bashevski, foli për kushtet për emetimin e projekteve të filmave maqedonas.

 

Mendimet dhe qëndrimet nga takimi i tretë publik, si dhe qëndrimin e Agjencisë në lidhje me të njëjtat qo të publikohen në ueb faqen e Agjencisë në afat prej shtatë ditëve nga dita e mbajtjes së takimit publik.

 

Prezantimet nga takimi publik:

“Njohjen me aktivitetet e Këshillit të Agjencisë ” mund ta merrni këtu.

“Analizën e tregut të veprimtarisë radiodifuzive për vitin 2013” mund ta merrni këtu.

“Analizën e strukturës së të punësuarve në industrinë radiodifuzive për vitin 2013” mund ta merrni këtu.



Accessibility

Accessibility