Prezantim i realizuar për Udhëzimet për menaxhimin me të drejtat digjitale

Одржана Презентација на Насоките за Управување со дигитални праваShkup, 17.02.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, më 17 shkurt 2015, organizoi Prezantim të Drejtimeve për Menaxhim me të drejtat digjitale të përpiluara për Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Në prezantim fjalim përshëndetës kishin drejtori i Agjencisë, dr. Zoran Trajçevski dhe lideri i ekipit të projektit IPA TAIB 2009, Shandor Spakieviq.

Prezantimi u realizua si pjesë e projektit IPA TAIB 2009 “Forcimi I kapaciteteve administrative të trupave rregulluese të telekomunikacionit dhe për mediet si dhe për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe atyre të kombinuara ”. Në prezantim, ekspertja për të drejta autoriale dhe të drejta të përafërta, mr. Jelena Suruçlija Millojoviq, foli për kornizën juridike për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta në sferën audivizuele në kushte të ambientit të ri digjital, e më pas I prezantoi edhe Drejtimet për menaxhimin me të drejtat digjitale, të përpiluara për Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Prezantim i realizuar për Udhëzimet për menaxhimin me të drejtat digjitaleNë prezantim përveç përfaqësuesve të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga televizionet nacionale dhe rajonale, si dhe institucione dhe trupa tjerë kompetent për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta.



Accessibility

Accessibility