Agjencia e realizoi takimin e saj të parë publik

Shkup, 23.03.2015 – Sot, Agjencia në pajtim me obligimet e përcaktuara në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e realizoi takimin e saj të parë publik për vitin 2015. Takimin e hapi dr. Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në takim, udhëheqësja e Sektorit për koordinim dhe përkrahje të punës së Drejtorit dhe të Këshillit të Agjencisë, mr.Dragica Ljubevska e prezantoi statusin e realizimit të aktiviteteve të Agjencisë dhe plotësimin e qëllimeve nga program vjetor për punën e Agjencisë. Udhëheqësi I Sektorit për planifikim strategjik dhe të drejta autoriale mr.Magdalena Davidovska – Dovleva dhe Udhëheqësi I Sektorit për përkrahje informatike dhe cështje të përgjithshme I prezantuan rezultatet nga mbikëqyrja profesionale që u realizua në shkurt të këtij viti, me qëllim që të kontrollohet nëse radiodifuzerët që I ndryshuan lejet, por edhe ato që morën leje të reja për emetim televiziv I plotësojnë kushtet teknike, hapësinore, dhe kadrovike, në pajtim me Rregulloren për kushtet minimale hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për emetim të radios dhe atë televiziv.

Agjencia në kuadër të përpilimit të programit më të gjerë për promovimin e njohurive mediatike, përpiloi Plan për popullarizimin e të drejtës së përgjigjes dhe korrigjimit, qëllimi I të cilit është që të ngritët vetëdija e qytetarëve dhe personave juridik për mundësinë për të përmirësuar informatë jot ë saktë, si dhe të mbrojnë nderin dhe dinjitetin e tyre, duke përdorur mekanizmin që ju jep Ligji për medie, si dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele që më mirë të njihen me obligimet dhe të drejtat e tyre gjatë publikimit të përgjigjes dhe korrigjimit. Një pasqyrë më të detajuar në këtë temë kishte udhëheqësi I Seksionit për të drejtat e njeriut dhe njohurive mediatike, mr. Emilija Petreska Kamenjarova.



Accessibility

Accessibility