Draft – program për sigurimin e qasjes deri te mediet e personave me pengesa të shqisave

Shkup, 06.04.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi një punëtori ku u prezantua Draft – program për sigurimin e qasjes deri te mediet e personave me pengesa të shqisave. Punëtorinë e hapi Kryetari i Këshillit të Agjencisë, z. Lazo Petrushevski, i cili potencoi se ky aktivitet nuk del vetëm nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, por se për këtë temë trupi rregullator u përkushtua që nga Strategjia për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në Republikën e Maqedonisë (2013-2017), ku u parapanë një sërë aktivitetesh.

Draft- programin e ka punuar mr. Jelena Suruçlija Milojeviq, eksperte për të drejtën mediatike, me përkrahje të dr. Snezhana Trpevska, eksperte për rregullimi e medieve, të dyja të angazhuara përmes projektit “Forcimi I kapaciteteve administrative të trupave të obliguar për telekomunikimet dhe mediet për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe me më shumë shërbime”, të financuara nga ana e Komisionit Evropian sipas IPA kornizës. Në këtë punëtori, ata e sqaruan kontekstin më të gjerë të kësaj çështje – duke filluar nga korniza rregulluese e Evropës dhe Maqedonisë, përmes praktikave të zbatuara nga shtetet e tjera evropiane për sigurimin e qasjes së personave me dëgjim dhe shikim të dëmtuar deri te shërbimet e ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele, si dhe për aktivitetet më të reja të Republikës së Serbisë për sigurimin e qasjes së personave me dëgjim dhe shikim të dëmtuar deri te ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të televizioneve nacionale, të organizatave të personave me pengesa të shqisave, të ministrive dhe të punësuarve në Agjenci. Për tekstin e draft-programit do të hapet debat publik, gjatë së cilës do të përcaktohen edhe faktorët tjerë relevant, nga të cilat pritet që të kontribuojnë në finalizimin e dokumentit edhe në realizimin e projekteve të parapara.



Accessibility

Accessibility