Agjencia uron ju Ditën botërore të pronësisë intelektuale

Svetski den na intelektualnata sopstvenost 2015Shkup, 24.04.2015 – Dita botërore e pronësisë intelektuale është themeluar nga ana e Organizatës botërore për pronësi intelektuale (ËIPO)

në vitin 2000 me qëllim që të “ngritët vetëdija për atë se si patentat, të drejtat autoriale, shenjat tregtare dhe dizajnimet ndikojnë në jetën e përditshme” dhe “të popullarizohet kreativiteti, si dhe kontributi i krijuesve dhe shpikësve në zhvillimin e shoqërive në tërë botën”. Si datë e ditës botërore të pronësisë intelektuale u përzgjodh 25 prilli sepse ajo përputhet me datën në të cilën hyri në fuqi Konventa për themelimin e organizatës botërore për pronësi intelektuale në vitin 1970. Prej atëherë, dita botërore e pronësisë intelektuale ofroi një mundësi të vetme që çdo vit të bashkëngjiten të tjerët nga e gjithë bota dhe të shqyrtohet se si pronësia intelektuale kontribuon për lulëzimin e muzikës dhe artit dhe për zhvillimin e shpikjeve teknologjike që ndihmon për formimin e botës tonë.

Këtë vit tema është – Ndal, pusho. Për muzikën.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e uroi Ditën botëror të pronësisë intelektuale dhe ju rekomandon të gjithë medieve, nëse nuk janë në mundësi që ta shënojnë këtë ditë, me fokusimin në rëndësinë e muzikës, që është një mënyrë unike e të shprehurit dhe ngritjes së intelektualizmit te njeriu.



Accessibility

Accessibility