Shkup, 06.05.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në kuadër të projektit IPA TAIB 2009 për “Forcimin e kapaciteteve administrative të obliguar për telekomunikimet dhe mediet për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe shërbimeve të ndryshme”, e premte (8 maj 2015)
do të organizojë punëtori me përfaqësuesit e ofruesve të shërbimeve me kërkesë, në temën: Plotësimi i obligimit ligjor për vepra evropiane audiovizuele nga producentë të pavarur përmes ofruesve të shërbimeve me kërkesë.
Në këtë event do të flitet për veprat evropiane audiovizuele – filozofia pas obligimit: Prejardhja, motivimi dhe kërkesa për vepra nga producentë të pavarur dhe mënyra e zbatimit të obligimeve për veprat evropiane audiovizuele të shërbimeve mediatike audiovizuale me kërkesë
Në punëtori do të prezantojë Mark Xhansen, ekspert i lartë (IPA TAIB 2009).
Ngjarja do të mbahet në sallën e takimeve të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me fillim në ora 10:00.
Agjenden mund ta merrni këtu.