Punëtori të realizuara për zbatimin e rregullave për plasmanin e prodhimeve dhe zbatimi i teknikave të reja reklamuese

image_pdfimage_print

Shkup, 07.05.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në kuadër të projektit IPA TAIB 2009 për “Forcimin e kapaciteteve administrative të trupave të obliguar për telekomunikimet dhe mediet për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe shërbimeve të ndryshme” realizoi dy punëtori në temën:
Zbatimi i rregullave për plasmanin e prodhimeve dhe Zbatimi i teknikave të reja reklamuese Punëtoritë ishin të dedikuara për përfaqësuesit e seksioneve të marketingut të radiodifuzerëve të ofruesve të shërbimeve me kërkesë.

Në punëtorinë e parë, për rregullat e përgjithshme të komunikimit komercial, parimet themelore gjatë plasmanit të prodhimeve – përgjegjësinë redaktuese dhe ruajtjen e integritetit të programit dhe ndalesës për nxitjen e drejtpërdrejtë, blerjes ose huazimit të mallrave dhe shërbimeve dhe për dhënien e rëndësisë së tepërt (potencim ose nënvizim) të prodhimit në fjalë, si dhe për dallimet në mes të plasmanit të prodhimeve dhe sponzorizimit, ligjëroi Mark Xhansen, ekspert i lartë në kuadër të IPA projektit.

Nocionet e plasmanit të prodhimeve, plasmanit të rekuizitave dhe sponsorizimit u sqaruan nga Viktor Shikov, bashkëpunëtor i lartë për mbikëqyrje programore dhe administrative në Sektorin për punë programore në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Ai i potencoi programet në të cilat është lejuar plasmani i prodhimeve dhe plasmani i rekuizitave, ndalesat për plasmanit e prodhimeve dhe shërbimeve, dhe sponsorimeve, përgjegjësinë e redaktorit dhe të udhëheqësit të programit që janë të obliguar për të mbrojtur përmbajtjen dhe formën e programit, mënyrën e shënimit të plasmanit të prodhimeve dhe identifikimin e sponsorëve.

Në punëtorinë e dytë, të përkushtuar në zbatimin e rregullave për teknikat e reja reklamuese bëhet fjalë për parimet themelore, rregullat e përgjithshme dhe kufizimet për reklamat në ekran të ndarë, reklamim interaktiv dhe reklamim virtual.

Prezantimet mund ti merrni në linqet e mëposhtme:

Plasmani i prodhimeve – nocioni – Bazat e rregullave për përdorimin dhe shënimin e emisioneve me plasim të prodhimeve dhe rregullave për shënimin e sponsorizimeve.

Mark Xhansen, IPA TAIB 2009

mr. Viktor Shishkov, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Mënyra e përdorimit të plasmanit të prodhimeve dhe plasmanit të prodhimeve kundrejt sponsporizimeve -Teknikat e reja reklamuese – format dhe rregullat – Rregulla për reklamimin e një ekrani të ndarë

Mark Xhansen, IPA TAIB 2009

mr. Viktor Shishkov, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele



Accessibility

Accessibility