Shkup, 10.05.2015 – Me rastin e vrasjes së pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksion policor për zbulimin dhe eliminimin e një grupi të madh terroristë në rrethinën e Kumanovës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë datën 10 dhe 11 maj 2015 i shpall si ditë zie.
Agjencia fton të gjithë radiodifuzerët që të përshtatin programin e me aktin e ditës së zisë. Kjo nënkupton që programet argëtuese, emisionet humoristike ose programin artistik të zhanrit të komedisë, që janë planifikuar për emetim. këto dy ditë të lihen për ditë tjera të javës. Kjo vlen edhe për reklamat, përderisa format tjera të komunikimeve komerciale (teleshopingu, sponzorizimet dhe plasimet e prodhimeve) nuk kanë kufizime.
Shërbimet programore të radios duhet të emetojnë muzikë të zhanrit të përshtatur për ditë zie, ndërsa këto dy ditë janë të liruar nga obligimi i tyre ligjor që të emetojnë së paku 40% (radiot komerciale dhe joprofitabile) dhe së paku 50% (shërbimet e radios të RTM) nga muzika e emetuar instrumentale nga autori maqedonas dhe autor të bashkësive etnike që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë dhe/ose muzikë vokale dhe/ose vokale-instrumentale në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive jo shumicë.
Muzikën që do ta emetojnë televizionet më datë 10 dhe 11 maj 2015, gjithashtu duhet të jetë nga zhanre muzikore për ditë zie.