Deklaratë për mediet

Shkup, 15.05.2015 – Në kontekst të njoftimit për ngjarjet aktuale në shtetin tonë, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i përkujton mediet se rolin e tyre për informimin i opinionit, duhet ta përmbushin duke respektuar parimet dhe standardet profesionale të gazetarisë.

Në këtë drejtim, është me rëndësi që mediet ti mundësojnë opinionit që lirshëm ta formojnë mendimin e tyre, ashtu që do t’u sigurojnë informata gjithëpërfshirëse, objektive dhe të paanshme dhe do të emetojnë ngjarjet me trajtim të njëjtë të mendimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme.Gjithmonë kur është e mundshme, informata duhet të kontrollohen dhe të theksohet edhe burimi i tyre.Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose burimi kërkon që të mbetet anonim – ajo duhet që të theksohet në mënyrë të qartë.

Mediet duhet të mbajnë kujdes të veçantë gjatë emetimit të deklaratave që në vete përmbajnë ofendime, shpifje ose urrejtje, në mënyrë që të mos keqpërdoren për nxitje të dhunës ose të diskriminimit në baza të ndryshme.



Accessibility

Accessibility