Shkup, 02.07.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele hap debat publik për tekstin e Draft-programit për nxitjen e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonis.
Teksti i programit është përpiluar me ndihmë të ekspertëve, në kuadër të IPA projektit të financuar nga Komisioni Evropian, e që paraqet një aktivitet të Agjencisë në kuadër të obligimeve nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (neni 26) dhe Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive 2013-2017.
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ju fton që me mendimet dhe qëndrimet e juaja me shkrim, të merrni pjesë në debatin publik që do të zgjasë deri më 17 gusht 2015, në formë elektronike në e.petreska-kamenjarova@avmu.mk ose përmes postës në rr. “Makedonija” nr. 38, 1000 Shkup