Takim bilateral i trupave rregullues të medieve, të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë

Shkup, 29.09.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ishte nikoqir i një takimi bilateral me përfaqësuesit e Trupit rregullator për mediet elektronike në Republikën e Serbisë. Qëllimi i takimit bilateral është zgjerimi i marrëdhënieve të ndërsjella dhe shkëmbimit të përvojave në sferën e rregullimit mediatik.

Dr. Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ju dëshiroi mirëseardhje dhe takim të mbarë të pranishmëve dhe njëherë i prezantoi anëtarët e pranishëm të Këshillit të Agjencisë dhe shërbimit profesional.

Rregullat për komunikime audiovizuele komerciale në pjesën e vedosjes së prodhimeve dhe sponsorimeve, rregullave për mbrojtjen e personave të mitur dhe mundësia për zbatimin e tyre të harmonizuar në Republikën e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë, si dhe mënyra e ndarjes së lejeve dhe kompensimeve të lejeve për emetim televiziv dhe procesit për regjistrimin e kanaleve të huaja të operatorëve kabllovik, ishin tema të bisedave në mes të dy trupave rregulluese.

Në fokusin e bisedave, theks i veçantë u vë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet kyce, që i konstatoi Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, gjatë monitorimit të emisioneve që janë me prejardhje nga Republika e Serbisë, e që transmetohen nga radiodifuzerët e Maqedonisë.Ato më së shpeshti kanë të bëjnë me vendosjen e prodhimeve dhe sponsorimet, respektivisht mos shënimin e programeve me prodhime të vendosura, dhe sponsorime, promovimin e theksuar ose rekomandimin me të cilën drejtpërdrejt nxitet përdorimi ose blerja e prodhimeve ose shërbimeve, ndërprerja e shpeshtë të programeve për shënimin e sponsorëve me çka fitojnë një dukshmëri të tepruar etj.

Në drejtim të mbrojtjes së publikut të mitur, u shqyrtuan format e paralajmërimit vizual dhe mundësia që programe të njëjta të shënohen me shenja për kategori të ndryshme në shtete të ndryshme, si dhe dallimet në mes të periudhave kur është e lejuar që të emetohet program i ndonjë kategorie të caktuar.U përmendën edhe shou programet reale, me ç’rast të dy palët konstatuan se disa prej tyre janë me përmbajtje që ka implikime negative mbi publikun e mitur.

Përfaqësuesit e të dy trupave rregullues potencuan se bashkëpunimi i deritanishëm në mes të dy vendeve në sferën e rregullimit mediatik është në nivel të lartë, por se ende ka hapësirë për avancimin dhe thellimin e tij.



Accessibility

Accessibility