Shkup, 04.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në pajtim me Planin vjetor për mbikëqyrje, realizoi mbikëqyrje të rregullt të punës së RA ZONA M-1 SHPKNJP Shkup, RA URBAN FM SHPKNJP Shkup, RA Rosa – AB SHPKNJP Shkup, RA Araçina SHPKNJP Haraçinë dhe RA KLUB FM SHPK Shkup
Agjencia e shqiptoi masën e vërejtjes ndaj Radio KLUB FM SHPK Shkup, URBAN FM RADIO SHPKNJP dhe RADIO ZONA M-1 SHPKNJP Shkup, për shkak të mossigurimit të së paku 40% nga muzika e emetuar gjatë ditës që të jetë vokale dhe/ose vokale – instrumentale në gjuhën maqedonase dhe/ose muzikë instrumentale nga autorë maqedonase, përderisa ndaj Radio KLUB FM SHPK Shkup, RA Araçina SHPKNJP Haraçinë dhe RA Rosa – AB SHPKNJP Shkup ju shqiptoi masën e vërejtjes për shkak të mossigurimit të informatave në dispozicion të shfrytëzuesve. Për mospublikimin e të dhënave që është e obliguar të emetohen në vendin adekuat për çdo përmbajtje të shërbimit programor, Agjencia shqiptoi masën e vërejtjes edhe ndaj Radio Rosa – AB SHPKNJP Shkup.
Masat e shqiptuara mund të merren në këto linke:
Radio KLUB FM – (neni 92 paragrafi 15 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele)
Radio KLUB FM – (neni 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele)
Radio URBAN FM – (neni 92 paragrafi 15 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele)
Radio ZONA M-1 – (neni 92 paragrafi 15 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele)
Radio Araçina – (neni 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele)
Radio Rosa – AB – (neni 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele)
Radio Rosa – AB – (neni 12 nga Ligji për mediume)