Agjencia realizoi takimin e katërt publik për vitin 2015

image_pdfimage_print

22.12.2015--Javen_sostanokShkup, 22.12.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e realizoi takimin e katërt publik për vitin 2015. Fjalim përshëndetës kishte drejtori i Agjencisë dr.Zoran Trajçevski, i cili i prezantoi aktivitetet që Agjencia i ka realizuar në tremujorin e fundit, në pajtim me Programin vjetor për punë – mbikëqyrjet e realizuara; dhënien e lejeve të reja për emetim televiziv përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk përdor resurse të kufizuara; analizat e përpiluara për strukturën e të punësuarve në sektorin mediatik audio dhe audiovizuel në vitin 2014;hulumtimi i realizuar i përhapjes së radiostacioneve dhe për ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal, të dhënat e të cilëve kanë të bëjnë me tremujorin e tretë të vitit 2015; studimin e përpiluar për konstatimin e aryseshmërisë për shpalljen e konkursit publik për ndarjen e lejes për emetim televiziv në nivel shtetëror; aktivitetet në fushën e bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar, me ç’rast u theksua se ka filluar implementimi i projektit IPA 2011 për sigurimin e pajisjes për monitorimin e përmbajtjeve mediatike.

Për rëndësinë dhe përfaqësimin e gjinive në mediume si dhe rezultatet nga Analiza e lajmeve dhe reklamave në vitin 2015, përpilimi i së cilës del nga obligimi i përcaktuar në Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, sipas të cilit Agjencia është e obliguar që njëherë në vit të parashtrojë raporte për mënyrën e shfaqjes dhe prezantimit të grave dhe burrave nëpër programe si dhe të përpilojë analizë për çështjet gjinore në konceptet programore dhe përmbajtjet e mjeteve të informimit publik – fjalim kishte Marina Trajkova, pjesëmarrëse në përpilimin e kësaj analize.

Me qëllim që të ngritët vetëdija te punëtorët mediatik për informimin lidhur me dallimet, mr. Irena Cvetkoviq nga Koalicionit “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, i prezantoi rezultatet nga hulumtimi i realizuar në kuadër të projektit “Reprezentimi i grupeve gjinore pakicë nëpër mediumet:Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni”, si dhe konstatimet që kanë të bëjnë me gjendjen në këtë sferë në Republikën e Maqedonisë.

22.12.2015--Javen_sostanok_2Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin edhe prezantimin e Draft-Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore, që e prezantoi mr.Emilija Janevska, udhëheqëse e Sektorit për çështje programore në Agjenci.Në prezantimin e saj, në mënyrë të detajuar u arsyetuan qëllimet, përfshirja dhe periudhat e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor, me ç’rast pasoi një debat në lidhje me dilemat që i kishin radiodifuzerët në aspekt të Draft-Metodologjisë.

 



Accessibility

Accessibility