Rritet kuota për programin e krijuar burimor, ndërsa për muzikën nuk ka ndryshime

Shkup, 13.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i përkujton mediumet se në vitin 2016 rritet përqindja e emetimit të programit të krijuar burimor në Republikën e Maqedonisë në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive jo shumicë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.Siç është e përcaktuar në nenin 92 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, duke filluar nga 1 janari 2016, për shoqëritë tregtare të radiodifuzionit dhe për institucionet joprofitabile të radiodifuzionit, obligimit për programin e krijuar burimor është 50%, ndërsa për shërbimin publik të radiodifuzionit është 60% nga programi i emetuar në përgjithësi gjatë një dite të plotë, me përjashtim të kohës që është për përmbajtjet që nuk i nënshtrohen klasifikimit.

Gjithashtu, Agjencia potencoi se sipas Ligjit, NUK KA ndryshime në kuotën për emetimin e muzikës instrumentale, vokale, dhe/ose vokale – instrumentale në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë. Te televizionet, mbetet obligimi për së paku 8 orë për shoqëritë tregtare të radiodifuzionit,  kurse për Shërbimin publik të radiodifuzionit së paku 14 orë gjatë javës. Te radiot, obligimi përllogaritet nga muzika e përgjithshme e emetuar gjatë një dite dhe është 40% për SHTR dhe për radiot joprofitabile, kurse 50% për RTM.



Accessibility

Accessibility