U realizua takim me ambasadorët Bejlli dhe Orav

Shkup, 05.02.2016 –  Dje në hapësirat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u realizua një takim me ambasadorët e SHBA dhe BE, Xhes Bejlli dhe Aivo Orav.

Takimi është në kuadër të misionit të BE-së dhe SHBA, në periudhën para shpërbërjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe jo më vonë se 20 shkurti, në konsultim me ekspertët ndërkombëtar dhe lokal, që të vlerësohet nëse janë të plotësuara kushtet për realizimin e zgjedhjeve kredibile më 24 prill.

Gjatë vlerësimit, siç potencuan edhe ambasadorët Bejlli dhe Orav, do të merren parasysh disa masa për të cilat në fakt ka kritere matëse: lista e pastruar zgjedhore, puna e Komisionit shtetëror zgjedhor, liria e mediumeve dhe pjesëmarrja e lirë e votuesve në zgjedhje- pa frikësime. Në aspekt të mediumeve u potencua fakti se gjatë vlerësimit të balancimit të informimit mediatik, në veçanti është i rëndësishëm edhe toni i informimit si dhe se vlerësimi për balancimin është lëndë e një analize më afatgjate dhe më të ndërlikuar.

Drejtori i Agjencisë, dr Zoran Trajçevski potencoi se sipas të dhënave nga monitorimi që kryhet nga Agjencia, pjesa më e madhe e mediumeve asnjëherë nuk kanë informuara në mënyrë të balancuar në periudhë zgjedhore, për çka edhe të gjithë radiodifuzerëve që e kanë shkelur ligjin ju janë shqiptuar masa.  Së këndejmë edhe konkluzioni se në përgjithësi, problemi nuk është te zgjidhjet ligjore por në mënyrën se si radiodifuzerët e praktikojnë gazetarinë. Duke marrë parasysh faktin se duhet të punohet në drejtim të rritjes së vetëdijes së radiodifuzerëve për respektimin e rregullativës zgjedhore, Agjencia sikurse në të gjitha proceset e deritanishme zgjedhore, edhe në periudhën e ardhshme planifikon që të realizojë trajnime për gazetarët dhe redaktorët e mediumeve.



Accessibility

Accessibility