Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Komisionin shtetëror zgjedhor

image_pdfimage_print

Shkup, 04.02.2016, Sot, në ditën ndërkombëtare të zgjedhjeve, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Komisioni shtetëror zgjedhor nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Qëllimet themelore të dokumentit janë: shkëmbimi i informatave, ndihma e ndërsjellë përmes dhënies së këshillave profesionale, bashkëpunimi gjatë veprimit ndaj parashtresave dhe ankesave, projekte konkrete që janë në funksion të interesave të përbashkëta të Komisionit dhe Agjencisë, si dhe aktivitete në drejtim të ngritjes së nivelit të respektimit të rregullativës zgjedhore.

Memorandumi del nga ndryshimet e Kodit zgjedhor, në pajtim të së cilit, sic tha drejtori i Agjencisë dr Zoran Trajçevski, të dy  institucionet janë të udhëzuara për një bashkëpunim të ndërsjellë, shkëmbim të përvojave dhe informatave në lidhje me procesin e ardhshëm zgjedhor.

Me nënshkrimin e Memorandumit, mes tjerash edhe janë të konstatuara përfshirja dhe dinamika e informimit për shkeljet eventuale të Kodit zgjedhor nga ana e radiodifuzerëve.

 



Accessibility

Accessibility