Dy ditë për reklamim të paguar politik

Shkup, 25.02.2016 – Me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, fillimi i ndalesës për emetimin e reklamimit të paguar politik te radiodifuzerët, mediumet e shtypit dhe mediumet elektronike (portalet e internetit) zhvendoset për më 27 shkurt 2016.Duke marrë parasysh se Ligji për ndryshimin e Kodit zgjedhor hyri në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetë zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 35 nga data 24 shkurt 2016, emetimi i reklamimit të paguar politik është i lejuar deri në ora 24:00 të datës 26 shkurt 2016.

Agjencia pret që emetimi eventual i reklamimit të paguar politik do të jetë në pajtim me standardet për reklamim të përcaktuara në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe se në veçanti do të mbahet llogari për të që të mos promovojë diskriminim, mos durim ose urrejtje në çfarëdo aspekti.



Accessibility

Accessibility